• петок, 05 декември 2025

MF: Nesër do të paguhet kryegjëja dhe interesi i emetimit  të dytë të fletobligacionit të qytetarëve, po përgatitet prospekt i ri

MF: Nesër do të paguhet kryegjëja dhe interesi i emetimit  të dytë të fletobligacionit të qytetarëve, po përgatitet prospekt i ri

Shkup, 13 nëntor 2025 (MIA) - Ministria e Financave nesër do ta paguj kryegjënë dhe intersin për vitin e dytë të fletobligacionit të dytë të qytetarëve. Mjetet në vlerë prej 17.6 milionë eurove dhe interesi në vler prej 880 mijë eurove, do të paguhen në llogaritë e qytetarëve që kanë regjistruar fletobligacione nga fletobligacioni i dytë i qytetarëve, njoftoi Ministria e Financave.

Fletbligacioni i dytë i qytetarëve u emetua nga Ministria e Financave më  datë 7 nëntor 2023 me afat maturimi prej 2 vitesh dhe normë interesi prej 5% në nivel vjetor. Interesi për vitin e parë u pagua nëntorin e kaluar, ku u pagua vlera prej 54.274.000 denarëve ose 880 mijë euro.

Fletëbligacioni i qytetarëve si  instrument i ri u prezantua në vitin 2023, me qëllim pasurimin e ofertës së instrumenteve të reja të financimit në tregun financiar dhe zgjerimin e burimeve të financimit për politikat ekonomike.

Deri më tani, janë emetuar dy emetime në vlerë të përgjithshme prej 41.1 milionë eurosh. Në emetimin e parë, u regjistruan fletëobligacione në vlerë prej 23.5 milionë eurosh, ndërsa në të dytin 17.6 milionë euro.

Përkatësisht, Ministria e Financave në periudhën e kaluar ka punuar në  analizën e tregut financiar dhe trendeve në rajon dhe Evropë, në drejtim të diversifikimit të ofertës së instrumenteve financiare për investime, si dhe po punohet për përgatitjen e  emetimit të ri të fletobligacionit të qytetarëve. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан